Më 30.06.2025, në ora 14:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.P. (29) nga Republika e Kosovës, dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (32) nga Shkupi.
Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i moped-it, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetues i SPB Shkup, dhe shoferi E.P. është ndaluar dhe mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.