Në Kuvendin e katërt të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega e Tetovës, sonte u zgjodh me votim unanim kryetari i ri i Forumit Rinor të BDI-së, Art Zylbeari.
Dr. Zylbeari, mjek dhe figurë e respektuar në qytet, vlerësohet jo vetëm për përkushtimin profesional, por edhe si një personalitet unifikues, me vullnet të lartë dhe aftësi të spikatura mobilizuese në radhët e rinisë dhe strukturave partiake.
Në fjalën e tij pas zgjedhjes, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së së kaluarës së lavdishme të lëvizjes, si dhe angazhimin për ndërtimin e një të ardhmeje evropiane për të rinjtë dhe vendin.