Drejtori i NDI-së për Lindjen e Mesme, Arianit Shehu, në një rrëfim ekskluziv, ndër të tjera ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Shehu ka thënë se Rusia vazhdon të tentojë që ta shtrijë ndikimin në Ballkan.
“Pa dyshim që ata do të vazhdojnë që të tentojnë të shtrojnë ndikimin e tyre, të destabilizojnë edhe Ballkanin.
Shohim ngjarjet dhe zhvillimet tona sot në Kosovë dhe në Bosnje, por gjithashtu edhe në Lindjen e Mesme, por veprimet janë kryesisht në parandalimin e shtrirjes së ndikimit politik dhe ushtarak të Rusisë”, ka thënë Shehu.