Më 20.06.2025, në ora 16:00, në SPB Tetovë, F.B. (49) nga fshati Urviç, Tetovë, ka paraqitur kallëzim penal kundër B.H. nga i njëjti fshat, duke e akuzuar për përvetësim të paligjshëm të pronës përmes falsifikimit të dokumenteve.
Sipas kallëzimit, gjatë një kontrolli elektronik të pronësisë, ai ka zbuluar se dy parcela që janë në pronësinë e tij, figurojnë të regjistruara në emër të B.H., me një vendim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Tetovë.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.