Sipas të dhënave nga bursa hungareze HUPX për 20 qershor, çmimi mesatar orar për një megavat orë energji elektrike (bazë) është 88,22 euro/MWh, ndërsa në Bursën Maqedonase për Energji Elektrike (MEMO), çmimi është 96,96 euro/MWh.
Gjatë orëve të ditës (09:00 – 15:00) – në periudhën e prodhimit diellor (solar peak), çmimi në HUPX ka qenë 25,04 euro/MWh, kurse në MEMO 30,27 euro/MWh.
Çmimi i gazit natyror në bursën hungareze CEEGEX është 44,00 euro, ndërsa sipas indeksit të bursës holandeze TTF Dutch është 40,86 euro.
Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale në tregun energjetik në Evropë dhe në botë, ekipi i EDS përgatiti këtë informacion për të rritur ndërgjegjësimin mbi shpenzimin e arsyeshëm të energjisë elektrike dhe pagesën me kohë të faturave, me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë së furnizimit.
Të dhënat për lëvizjen e çmimeve të energjisë dhe gazit natyror mund të ndihmojnë në planifikim më të saktë të buxheteve, kursime në fatura dhe marrjen e vendimeve më të mira afariste nga kompanitë.
Shënim i rëndësishëm: Të dhënat nga MEMO janë të vlefshme që nga 10 maji 2023, ndërsa të dhënat për produktin TTF Dutch Day-Ahead nga 1 korriku 2023.