Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, do të merrë pjesë në Samitin e 6-të ndërkombëtar të teknologjive arsimore, i cili do të mbahet në Stamboll, prej më 20 deri më 22 qershor 2025, organizuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Shkencës të Republikës së Turqisë.
Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vit, mbledhja e politikëbërësve të arsimit nga disa vende, përfaqësues të institucioneve arsimore, kompanive globale të teknologjisë dhe parqeve teknologjike përqendrohet në formësimin e së ardhmes së arsimit përmes zbatimit të inteligjencës artificiale.
Mbi 100 pjesëmarrës në më shumë se 50 sesione do të theksojnë fuqinë transformuese të inovacioneve digjitale në arsim dhe do të shkëmbejnë përvoja në lidhje me krijimin e strategjive për integrimin e teknologjisë në sistemet arsimore. Është paraparë gjithashtu edhe fjalim i ministres Janevska.