Uragani Erick është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 “jashtëzakonisht të rrezikshme”, ndërsa po shkon drejt bregdetit të Paqësorit të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) e SHBA-së.
Erërat maksimale të qëndrueshme në stuhi janë rritur në 230 km/orë (145 mph) vonë të mërkurën sipas orës lokale, raporton BBC.
Parashikuesit e motit presin që ai të arrijë të enjten, në shtetet e Oaxacas dhe Guerrero që ka më shumë të ngjarë të preken nga ajo që NHC e quan “dëmtim shkatërrues nga era”.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u tha qytetarëve të “qëndrojnë të informuar me komunikimet zyrtare, të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin jashtë”.