Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur “ Rotondo e Levanit” .
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime , ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.