Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”.
Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor. Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar.
Prokuroria e ka humbur plotësisht besueshmërinë e saj duke mbrojtur funksionarët e qeverisë, ndërkohë që bashkëpunon me qendra joformale të pushtetit për të montuar raste kundër ish-ministrave dhe kundërshtarëve politikë.
Prokuroria Publike, me këtë vendim, zyrtarisht është deklaruar e kapur.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë dhe politikë për të mbrojtur zërin e shqiptarëve, integritetin e procesit zgjedhor dhe parimet e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga institucionet që ndjekin reformën e sistemit të drejtësisë, që të mos heshtin përballë abuzimit të dukshëm të institucioneve për qëllime politike.
Data 11.03.2026
Aktuale
- Ligji për arsimin e lartë ngre shqetësime: Ambasadori Meidani takon rektorin e IBU-së
- Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e marketeve: U dakorduam që të ketë çmime të drejta!
- Ademi: Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin e tij, Gjykata Kushtetuese po minon çdo arritje të Marrëveshjes së Ohrit
- Vendimi i GJK për mbylljen e “TikTok”, familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale! Tragjedia u përdor për censurë
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ai që ka makinë duhet të ketë edhe telefon edhe e-mail, nëse jo le të vozitet me kali
- Hakmarrje e tatimorëve ndaj medias! Gjobat e paligjshme të Erilinda Lalës ndaj kompanive të “Hysenbelliu Group”
- 20 mijë euro gjoba nëse “Pompat” e kanë fsheh naftën!
- Refuzohen të gjitha iniciativat, “Safe City” i mbijeton edhe Gjykatës Kushtetuese


