Një femër kosovare është arrestuar në Pejë pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit teksa hetimet vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Pejë / 08.06.2025 – 00:05. ”
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.