Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi në orët e hershme të mëngjesit bregdetin perëndimor të Turqisë, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta. Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pas një sulmi paniku.
Guvernatori Idris Akbiyik njoftoi përmes rrjetit X (ish-Twitter) se vajza ishte dërguar në spital pas sulmit të panikut, por, fatkeqësisht, ndërroi jetë pak çaste më vonë. Sipas autoriteteve, 69 persona u hodhën nga dritaret e banesave të tyre gjatë tërmetit dhe pësuan lëndime.
Fatmirësisht, në qytetin bregdetar Marmaris nuk raportohet për dëme materiale. Sipas Institutit për Tërmete të Mesdheut (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte pranë Marmarisit, vetëm disa kilometra larg ishullit grek Rodos.