Më datë 27.05.2025 në orën 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin e Policisë së Tetovës. Rreth orës 17:30, ata ishin raportuar në Stacionin e Policisë së Tetovës nga personi R.B. (19) nga fshati Gjermë, se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej me kushëririn e tij të mitur në lagjen “Drenovec” në Tetovë, një automjet pasagjerësh ,,Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri 17-vjeçar, u preu rrugën, pas së cilës ai doli dhe e sulmoi fizikisht personin R.B.. Kushëriri i R.B. ishte përpjekur që t’i ndante, por më pas personi E.H. kishte dalë nga automjeti dhe i’u drejtuar pistoletën dhe më pas e kishte goditur personin R.B. me dorezën e armës. Gjatë masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga efektivët e policisë në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, në një kontejner është gjetur një pistoletë ,,Glock 17″ me Diabolë me një karikator të zbrazët. Të dy janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Data 23.12.2025
Aktuale
- Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij
- “Dyshoj për lidhje brenda KPP me rrëmbimin”- Dëshmia e Gerond Meçes: Më bllokonte procedurat dhe më s’kualifikonte në tenderë! Edhe kur fitonim, ai ishte kundër
- BDI mban mbledhje të Kryesisë Qendrore, emëron drejtues dhe funksionarë të rinj
- “O çuna, unë nuk jam kriminel”- Gerond Meçe rrëfen rrëmbimin: Më thanë “Jemi SPAK”! Kur s’dinin të vendosnin prangat, e kuptova që ishin të rremë
- Dy ditë pa rrymë Serava e Çairit, banorët e revoltuar bllokojnë rrugën(VIDEO)
- ASH-Taravari kritika për punësimet në Spitalin e Tetovës
- Ajri i ndotur në Shkup: Inspektorët shqiptuan dënime ndaj ndërmarrjeve ndotëse
- Rritja e biletës për urbanin Kamëz–Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet


