Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka marrë pjesë në homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Gjermani, disa ditë më parë.
Në fjalën e tij për mediat, Manja vlerësoi lart figurën dhe kontributin e Artan Lames në jetën publike dhe institucionale të vendit. Ai e cilësoi atë si një personalitet të rrallë dhe me ndikim.
“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.
Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.