Zëvendëskryeminsitri dhe njëherësh edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, para mbledhjes së koalicionit VLEN theksoi se Arben Fetai do të mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërkaq nga koalicioni VLEN për postin e ministrit të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu.
IZET MEXHITI,ZV/KRYMINISTËR
“Në kryesinë e VLEN-it është miratuar që Arben Fetai mbetet zëvendëskryeminsitër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për minsitër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu, ndërsa për pozitat tjera do të vendoset ditëve të vijim në kuadër të VLEN-it, për ta kompletuar hisen që i takon shqiptarëve në qeverinë e RMV-së”.
Edhe pas daljes së ASH-së së Taravarit nga kolacioni VLEN dhe nga qeveria, kreu i grupit që kanë vendosur të mbetën në ekzekutivë nga kjo parti, Arben Fetai, tha se hisja e ASH-së brenda koalicionit VLEN nuk do të ndryshojë, ndërsa shtoi se ditëve në vijim presin edhe lëvizje tjera që t’iu bashkohen këtij grupi.
ARBEN FETAI,ZV/KRYEMINISTËR
“Hisja qeverisje e koalicionit VLEN, në kuadër të koalicionit qeverisjesh do të ngelet e pa prekur, aty mund të ketë rokada për brenda VLEN-it, do të ketë nevoj ndoshta të akomodohet ndonjë deputet nga Fronti Europiam, këto çështje mbetën për tu disktuar, por në vija të trasha hisja e VLEN-it nuk ndryshon, hisja e ASH-së për brenda koalicionit VLEN, ngelët ajo që ishte”.
Ndërkaq, sa i përket lëvizjeve tjera të deputetëve dhe bashkëngjitjes së tyre koalicionit VLEN-it dhe koalicionit qeveritar, zv/kryeministri Mexhiti, deklaroi se këto lëvizje do të vazhdojnë sepse, sipas tij, në këtë koalicion është qëndrimi konsistent për ta sjell ndryshimin e premtuar.
Samir Mustafa /SHENJA/