M.L., 37-vjeçare, e cila ishte e punësuar si shitëse, ka humbur ndjenjat në vendin e punës në një dyqan në Veles, të premten, më 23 maj. Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, por ka ndërruar jetë në orën 13:30, njoftoi portali lokal Duma.mk.
“Mjeku ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi,” njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles.