Me datë 23.05.2025 në ora 23.50 në fshatin Xhepçishtë të rajonit të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (35) nga fshati Sllatinë e Tetovës, për sulm fizik ndaj policëve të cilët kryenin detyrën zyrtare. Ai është duke u mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.