Një 63-vjeçar, shtetas italian, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare në Tiranë.
Policia njofton se shtetasi D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka shkuar për mjekim në spital, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë.
63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.
Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit./vizionplus.tv