MPB njofton se me datë 18.05.2025, në ora 09:57, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e privuan nga liria H.A. (56) nga fshati Golema Reçicë, Tetovë. Ai po drejtonte një veturë BMW me targa të Tetovës në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, me shpejtësi prej 111 kilometra në orë, në një zonë të banuar ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.