Më 14.05.2025 në ora 19:30 dhe më 15.05.2025 në ora 03:00, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar dhe Tetovë kanë privuar nga liria D.A. (64) nga fshati Zubovcë i Gostivarit dhe A.M. (36) nga Tetova.
Gjatë inspektimit të një aksidenti trafiku me dëme materiale më 14.05.2025 rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, dhe pas masave të ndërmarra, është konstatuar se D.A. ka drejtuar automjetin “Opel” nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.74 promilë alkool në gjak, ndërkohë që ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive.
Ndërsa gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë më 15.05.2025 në ora 03:00, është ndalur një veturë “Mercedes” me targa kroate, e cila drejtohej nga A.M. dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.52 promilë alkool në gjak.
Të dy janë përjashtuar nga komunikacioni dhe janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.