Prokuroria e Manastirit kërkon sërish nga gjykata të miratojë vendim për ngrirjen e 3 milionë eurove nga llogaria bankare e kompanisë RUD-KOP, për shkak të dyshimeve të bazuara se paratë janë siguruar në mënyrë joligjore në rastin e keqpërdorimeve në TEC Manastir. Kërkesa e Prokurorisë vjen pasi Gjykata në Manastir, duke vepruar në bazë të ankesës së kompanisë, zëvendësoi vendimin për ngrirjen e parave, me masën tjetër – ndalesë për të përdorur dhe shitur patundshmëri dhe automjete, në pronësi të kompanisë. Por me këtë vendim, prokuroria konsideron se rrezikohet kthimi i parave të përfituara në mënyrë joligjore nëse vërtetohet vepra penale. Prokuroria dorëzoi akuzë ndaj 10 personave, përfshirë ish drejtorit të TEC Manastirit Pece Matevski, për keqpërdorime me procedurat e tenderit. /Alsat.mk
Data 23.09.2025
Aktuale
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati
- U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë
- ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së
- Filipçe: Në 15 muajt e fundit, qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie
- QMK: Tre zjarre janë aktive, katër nën kontroll