Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, derisa të lënduar nuk ka.
“Me datë 12.05.2025 , rreth orës 03:20 është raportuar një incident zjarri në fshatin Savrovë, Suharekë. Raportohet se ka marr flak një shtëpi. Dëmi material i shkaktuar është i konsiderueshëm, por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është shuar.