Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar dje në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave të tij.
Profesori Binak Maxharraj thotë se, kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me 71 kallëzimet penale që Shpend Ahmeti, në kohën kur ishte kryetar i Prishtinës, kishte bërë ndaj paraardhësit të tij, Isa Mustafa.
Postimi i plotë:
17 KALLËZIME PENALE PËR ALBIN KURTIN, NDËRSA 71 PËR ISA MUSTAFËN
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale sot 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe ish-ministrave të kabinetit të tij.
Bukur, me dokumente apo me shpifje.
Por, këto 17 kallëzime penale nuk janë kurgja në krahasim me agto 71 kallëzimet penale që Shpend Ahmeti ne cilësinë krytearit të komunës së Prishtinës që i patë bërë ndaj kryetarit në largim Isa Mustafës.