MPB njofton se me datë 05.05.2025 në ora 23.00 dhe me datë 06.05.2025 në ora 01:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat Xh.D.(56) nga fshati Gajre e Tetovës dhe L.D. (52) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të 39-vjeçares Z.J. nga Xhepçishti i Tetovës se me dhunë e kanë futur djalin e saj të mitur në automjetin e tyre të pasagjerëve ,,BMW X5” dhe e kanë sulmuar fizikisht duke përdorur një send metalik. Sipas denoncimit, pasi ka arritur t’u ikë, Xh.D ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar të miturin. Ata janë denoncuar edhe nga B.Sh. (24) nga Tetova, se e kanë futur me forcë në të njëjtën veturë kundër dëshirës së tij, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë kërkuar të identifikojë dy persona që dyshohet se i kanë marrë para vajzës së Xh.D. Ata po mbahen në stacion të policies dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Të mërkurën dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup
- Tragjedia e Agon Zejnullahut: Autopsia përfundon, por raporti vazhdon të mungojë
- Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
- VLEN: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë!
- FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen dhe bllokojnë fadromën
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë
- Dënimi i Pjetër Shalës reduktohet nga 18 në 13 vjet burgim
- Google Gemini: Transformoni fotot tuaja në video emocionuese në një klik