Së shpejti pritet takimi mes kryeministrit, Hrisitjan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Këtë e konfirmoi vetë kreu i ekzekutivit i cili tha se takim me Taravarin do të ketë por pa precizuar nëse ai do të ndodhë gjatë fundjavës apo javën që vjen. Duke komentuar për gjendjen brenda shumicës parlamentare, Mickoski tha se ajo është e shkëlqyeshme.
“Do të ketë takim. Si është gjendja në shumicën parlamentare? E shkëlqyeshme, e shkëlqyeshme”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk