Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj para nisjes së seancës konstituive tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin e njëjtë për kryeparlamentar, atëherë qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë.
Haradinaj tutje theksoi se AAK ka ofruar zgjidhje.
“Qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë…Po presim prej shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet me ma me çfarë rendi po hyjnë sot në garë… Nëse mbetet i njëjtë, atëherë edhe qëndrimi i aleancës mbetet i njëjtë.
Kemi ofruar zgjidhje, i kemi përmendur emrat që jemi të gatshëm të votojmë, por jo kandidaten e njëjtë”, tha ai.