Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot bëri apel drejtuar gjykatësve kushtetues para seancës përgatitore për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, për të cilën ende nuk ka datë konkrete se kur do të mbahet.
Ajo tha se nuk dëshiron të ushtrojë asnjë ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese në marrjen e vendimeve, por theksoi se gjykatësit duhet të jenë të guximshëm edhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë.
“Nuk dua të ndikoj mbi Gjykatën Kushtetuese, por ja një rekomandim i përgjithshëm – Të mbështeten në Kushtetutë, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë të guximshëm, të mbështeten gjithashtu te amicus curiae (amikus kurie) i Komisionit të Venecias dhe kështu nuk do të gabojnë. Të abstrahohen nga politikanët kur të marrin vendime, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e shtetit. /Alsat.mk