Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë marsh më 29.04.2025 (e martë) duke filluar nga ora 12:05 si simbol i reagimit të vonuar në Shkup. Marshi do të fillojë para Prokurorisë në Shkup, do të vazhdojë në sheshin e qytetit në Shkup dhe do të vazhdojë para Kuvendit të Maqedonisë.
“Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë të ligjit dhe procedurave ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit arrestojnë dhe lirojnë, a janë të vetëdijshëm se besimi tashmë edhe ashtu i lëkundur në punën aktuale institucionale me arrestime e pastaj lirime pa pasur shpjegim të qartë për atë procedurë ligjore po krijohet në mendjet tona, të cilat edhe ashtu janë në prag të vetëshkatërrimit”, deklaruan familjet në një deklaratë me shkrim.
Ne kërkojmë përgjigjet që meritojmë për vdekjet e dhunshme të fëmijëve tanë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.