Liga e Shkollave të Prishtinës do ta nisë një rrugëtim të ri me hapjen e këtij projekti të ri sportiv dhe edukativ që synon t’i kultivojë talentet e rinj dhe ta forcojë frymën e garës së ndershme mes nxënësve tanë.
Hapja zyrtare e Ligës së Shkollave të Prishtinës do të mbahet më 30 prill 2025, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Shkollës Fillore “Dardania”, në oborrin e saj.
Ndeshja e parë hapëse do të zhvillohet mes ekipeve të: SHFMU “Dardania” vs. SHFMU “Faik Konica”
Kjo ligë synon të jetë një platformë për zbulimin e yjeve të ardhshme të futbollit dhe të promovojë sportin si vlerë edukative e shoqërore.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë dhe do t’u drejtohen të pranishmëve me fjalë rasti:
Z. Përparim Rama – Kryetar i Komunës së Prishtinës
Z. Agim Ademi – President i Federatës së Futbollit të Kosovës
Z. Samir Shahini – Drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës
Z. Kushtrim Mushica – Drejtor për Sport në Komunën e Prishtinës
Ngjarja do të nderohet edhe me pjesëmarrjen e legjendave të sportit, në veçanti të futbollit, nga gjenerata e artë e Prishtinës, gjenerata e sakrificës, si dhe veteranë të futbollit, mësimdhënës, drejtorë shkollash, nxënës e shumë të ftuar të tjerë.
Eventi do të shoqërohet me muzikë, argëtim dhe një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.
Pjesëmarrja dhe mbulimi juaj mediatik do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë në promovimin e kësaj lige dhe në përhapjen e mesazhit për rëndësinë e sportit në edukimin e brezave të rinj.