Shkëndija dhe Sileksi vazhdojnë luftën për kreun e renditjes në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, edhe pas javës së 29-të. Që të dy ekipet u ndalën në barazim në përballjet me FC Shkupin dhe Struga Trim Lum. Skuadra tetovare ishte në disavantazh 1-3 dhe në fund arkëtojë një pike pran rezultatit 3-3, ndërsa në Kratovë nuk kishte gola.
Pelisteri falë fitores minimale kundër Tikveshin arkëtoi pikë të mëdha në garë për mbijetesë. Ndërkohë ndeshja në mes Gostivarit dhe Raboytniçkit u ndërpre në 6 minuta para përfundimit të takimit pran rezultatit 1-2. Futbollistët dhe drejtuesit e klubit nga Gostivari vendosën që të tërhiqen nga kjo sfidë, të pakënaqur nga referimi.
Kujtojmë se Voska Sport për largim nga terreni u dënua me minus 9 pikë dhe pezullim të presidentit dhe trajnerit, që në fund skuadra nga Ohri të largohet tërësisht nga Liga e Parë.
Liga e Parë – Java 29
Vardari 3-1 Besa
Shkëndija 3–3 FC Shkupi
Sileksi 0–0 Struga Trim Lum
Gostivar 1–2 Rabotniçki (e ndërprerë)
Pelisteri 1–0 Tikveshi
Voska Sport-Brera