Më 20 prill 2025, rreth orës 17:35, në Njësinë e Policisë në Kamjan është raportuar një rast sulmi fizik. Denoncimin e ka bërë A.M. (44) nga fshati Pirok i Tetovës, i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në fshatin Bogovinë nga D.I. (60), banor i këtij fshati.
Sipas kallëzuesit, incidenti ka ndodhur si pasojë e një keqkuptimi të mëhershëm mes palëve, që përfundoi me konfrontim fizik. Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të përfshirëve.