Një djalë 19 vjeçar nga fshati Miravcë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës katër, pasi automjeti që drejtonte ka devijuar nga korsia e automjeteve në rrugën rajonale mes fshatrave Miravcë dhe Davidovo, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, transmeton Portalb.mk.
Në kumtesë theksohet se, ai ka humbur jetën në vend ngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek i ndihmës së shpejtë mjekësore.
Një prokuror publik dhe një ekip policor i rajonit të Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në një konferencë për media në Ohër tha se numri i viktimave në trafik në vend është në nivel të njëjtë me vitin e kaluar, por tha se nëse krahasohen shifrat me ato në vendet evropiane, atëherë situata është katastrofike.