Spitali modular i Shtipit, i cili ka mbetur i zbrazët dhe i pashfrytëzuar që nga pandemia Kovid-19, do të shndërrohet në ambulanca për ekzaminime specialistike përmes “Terminit im”.
Drejtori i Spitalit klinik-Shtip, Vlladko Zahariev, thotë se procedura e ri-adaptimit është pothuajse në fund. Thekson se plani është që në fazën e parë të transferohen ambulancat nga reparti i pranimit dhe më pas ambulancat e mbetura speciale.
“Qëllimi ynë është që të bëjmë rindërtim dhe ripërshtatje për kontrolle përmes “Termini im”. Pothuajse 90 për qind e të gjithë procedurës ka përfunduar, ne kemi paraqitur kërkesë në Këshillin drejtues të Fondit të Shëndetësisë dhe jemi në pritje të miratimit të burimeve të nevojshme financiare. Plani ynë është që të fillojmë dhe ta përfundojmë procedurën sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Zahariev.
Theksoi se bashkë me Komunën e Shtipit do të zhvillohet edhe hapësira rreth spitalit modular, përkatësisht do të ndërtohet parking dhe qasje në vetë objektin.
Sipas analizave të Spitalit klinik-Shtip, vitin e kaluar janë ekzaminuar mbi 150.000 pacientë në të gjitha repartet ambulatore, me turma më të mëdha në Ortopedi dhe Kirurgji.
Pas përfundimit të pandemisë, spitali modular u mbyll dhe u vu në shënjestër disa herë nga hajdutët.