Pamja që shifni prapa meje, është pamja me të cilët banorët e kësaj zone këtu në Çair përballen për çdo ditë. TV Shenja ka dalë për të parë se si është gjendja në pjesët e tjera të Çairit për këtë problem, përgjigje kemi kërkuar nga Higjiena Komunale po edhe nga Komuna e Çairit
Edhe pse një pjesë e madhe e kontejnerëve mbeten të boshatisur, pjesa më e madhe e mbeturinave kanë bllokuar trotuaret dhe përveç erës së keqe, pengon edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Një qytetar cili foli për TV Shenja tha se kjo tregon mungesën e kulturës së qytetarëve. Sipas qytetarit, inspektimet në këtë pjesë të qytetit duhet të jenë më të shpeshta. Sipas qytetarit, duhet të vendosen edhe kamera që më pas të dënohen qytetarët të cilët mbeturinat i hedhin jashta kontejnerëve.
KALIMTAR RASTI – QYTETAR
Të të them të drejtën kjo është gjë që nuk shihet askundi, lagjja është rritur shumë, meqë vec shohim kësi pamje nënkuptohet që kjo nuk është gjë e mirë. Kjo nuk është mirë për qytetarët po pastaj edhe për qytetin. Duhet të ketë kontrolle të shtuara, intensive. Gjendja e tillë është gjithandej. Shoh edhe disa kontejner të zbrazur dhe normalisht, ata mbeturina duhet të hidhen atje ku e kanë vendin. Të ketë kontrolle, nëse njëri kapet dhe dënohet të tjerët do të mësohen pastaj dhe do ta dinë se kjo nuk është punë e mirë. Duhet të vendosen edhe kamera, duhet njerëzit edhe të fotografohen dhe të dënohen.
Situatë e njëjtë është edhe përballë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për më tepër, në këtë pjesë të Çairit nuk ka të vendosur fare kontejner dhe mbeturinat janë hedhur gjithandej.
Problemi me mbeturinat në Çair nuk është i ri, për më tepër ky problem shpesh herë është bërë edhe si shkas i përplasjeve në distancë mes institucioneve të cilët nuk duan të marrin përgjegjësi.
Ka pasur raste kur kreu i Komunës së Çairit, ka akuzuar në mënyrë direkte ish drejtorin e Higjienës Komunale për neglizhencë megjithatë. Sot TV Shenja nuk mori as sot as nga Komuna e Çairit po as nga Higjiena Komunale se pse kjo pjesë e qytetit është katandisur në këtë situatë me mbeturinat.
Përndryshe, për këtë problematikë, TV Shenja përmes rrjeteve sociale kishte raportuar edhe dit më herët pas cka e njëjta u pastrua megjithatë me të kaluar 24 orë, vendi është rikthyer në situatën e njëjtë.
Mevludin Imeri /SHENJA/