Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Kumanova pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dy pushka ajrore dhe një pistoletë ajrore.
“Me datë 17.04.2025 në ora 06.15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kumanovës kanë arrestuar M.V. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë me ajër e kalibrit 5.5, një pushkë me ajër e kalibrit 4.5, fishek 9 mm, një kuti me diabola, një pistoletë e kalibrit 4.5 “Ekol”, si dhe mjete piroteknike. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv