Në lidhje me videon që dje (më 17.04.2025) u shpërnda në disa nga rrjetet sociale, ku shihet një person që drejton një automjet tip “Golf” me targa të Shkupit dhe ka të lidhur një kalë pas automjetit në grepin e tij, duke u lëvizur kështu nëpër zonën urbane, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup u ndërmorën masa dhe veprime për të identifikuar dhe dokumentuar autorin e veprës penale “keqtrajtim i kafshëve”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 233 të Kodit Penal.
Pas të gjitha masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup ka identifikuar drejtuesin e automjetit. Me të është kryer një bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik, sipas udhëzimeve të të cilit do të përgatitet një njoftim për Prokurorinë Themelore Publike Shkup me të gjithë materialin e dokumentuar, për procedim të mëtejshëm.