Në orën 09.30 nis seanca në Gjykatën e Posaçme GJKKO për dosjen “Partizani”.
Ku pritet që gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi të japë vendimin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim, teksa GJKKO ka tre alternativa, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj.
Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.