Rritje të pagës minimale nuk kërkon vetëm sindikata por edhe qytetarët dhe të punësuarit e vendit, ka deklaruar kryetari i lidhjes së sindikatave Sllobodan Trendafilov për TV SHENJA. I pyetur lidhur me komisionin, i cili duhet ta vërtetojë vlefshmërinë e sindikatave Trendafilov tha se LSM është sindikata e vetme që ka dorëzuar kërkesë për vërtetim të vlefshmërisë së sindikatës dhe kërkesa ka dokumente të shumta sepse janë dorëzuar listat me emrat e të punësuarëve dhe anëtarëve të sindikatës që siç thotë ai janë më shumë 63.000. Trendafilov pret që pas përfundimit të festave komisioni të konstatoj vlefshmërinë e sindikatës.
SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË
“Rritje të pagës minimale nuk duan vetëm sindikatat por edhe qytetarët dhe të punësuarit, ata presin këtë nga qeveria, presin nga qeveria të rrisë pagën minimale e cila sot 396 euro është më e ulëta në rajon. Nëse krijuesit e politikave dhe punëdhënësit e sektorit privat mendojnë që duhet të kemi punëtorë më pak të paguar, dhe në atë mënyrë ti largojnë punëtorët nga vendi mund të vazhdojnë ta zbatojnë atë politikë megjithatë konsideroj se nuk duhet të jetë justifikim as vlefshmëria e sindikatave nëse do të duan tu dalin në ndihmë të punësuarve dhe ti rrisin pagat e të punësuarve”.
Drejtori i Odës Ekonomike Durim Zeriqi tha se kërkesa për rritje të pagës minimale në 500 euro, është kërkesë autoktone e odës ekonomike pasi siç tha ai qysh para më shumë se 2 viteve oda ka kërkuar që të ngrihen kontributet dhe të rritet paga minimale. Ai ka theksuar se RMV ka kontributet më të larta në rajon dhe Europë pasi që tek ne për 1000 euro page neto paguhen 520 euro kontribute, përderisa në Shqipëri përë këtë vlerë paguhen 275 euro, në Sërbi 390, Mal të Zi 370 e tj.
DURIM ZEQIRI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV
“Sa përket pages minimale ne qysh para 2 viteve ndoshta edhe më tepër kemi kërkuar që paga minimale të jetë në vlerë prej 500 euro gjegjësisht 31.500 denarë me parakushtin që kontributet të ngrihen në nivelin e tanishëm të pages minimale gjegjësisht në 1700 denarë apo në rast se ngrihen në këtë nivel dhe paga neto rritet në 31.500 denarë atëherë do ti bie që kontributet do të ngelin në 32 % një përqindje që është diku mesatare në raport me mesatarebn e shteteve fqinje të regjionit për shkak se RMV I penalizon bizneset si shtet dhe si kornizë ligjore të cilën e ka sa I përket pagave, penalizon bizneset dhe qytetarët me kontribute shumë të larta të cilat fillojnë nga 47,5% nga pagfa minimale dhe të njejtat janë progresive”
Zeqiri tha se oda ekonomike si përfaqësuese e punëdhënësve nuk është ftuar në komisionin ekonomiko social në të cilën do të diskutohet çështja e pagës minimale, ai I bëri apel që në të ardhmen të përfshihen odat pasi që siç tha ai pa pjesëmarje të odave ekonomike këto komisione nuk janë kredibile.
Ndërkohë nga Ministria e Ekonomisë të pyetur nga TV SHENJA lidhur me komisionin për vërtetimin e përfaqsueshmërisë së sindikatave thanë se bëhet fjalë për një dokumentacion të gjërë i cili kërkon më shumë kohë.
MINISTRIA E EKONOMISË
“Komisioni për verifikimin e përfaqësueshmërisë punon në vazhdimësi dhe mban mbledhje të rregullta, bëhet fjalë për një dokumentacion të gjerë që kërkon shumë kohë. Sapo të përcaktojnë se cila sindikatë i plotëson kushtet për të qenë përfaqësues, do të merret një vendim dhe do të caktohet menjëherë mbledhja e komisioni ekonomik social”.
Trendafilov tha se tashmë disa muaj në raftet e qeverisë ruhet propozimi I LSM-së për rritje të pagës minimale dhe nuk nxjerret në seancë për shqyrtim apo miratim, propozim i cili parasheh ndryshime në ligjin për rritjen e pagës minimale. “LSM ka dëshmuar se është organizues i mirë i protestave dhe në rast se nuk merren parasysh kërkesat tona ne do të protestojmë. Prandaj edhe i ftojmë të gjithë të pakënaqurit nga pagat në vend , më 1 maj ti bashkangjiten protestës së LSM-së”, theksoi Trendafilov. Medina Ajeti Ali/SHENJA/