Libraria në Miçigan të ShBA-së, “Serendipity Books”, organizoi një “brigadë librash” me mbi 300 vullnetarë për të zhvendosur 9,100 libra nga lokacioni i vjetër në një hapësirë të re, vetëm 106 metra larg.
Vullnetarët, së bashku me një qen, formuan një zinxhir njerëzor dhe kaluan librat një nga një, sipas rendit alfabetik.
Pronarja Michelle Tuplin tha se ngjarja zgjati më pak se dy orë dhe theksoi se pjesëmarrësit ishin të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe një grua 91-vjeçare.
“Ishte emocionuese të shihje komunitetin të bashkohej në këtë mënyrë”, tha Tuplin.