Negociatat midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për tarifat shtesë të SHBA dhe marrëdhëniet tregtare dypalëshe nuk do të jenë “të lehta”, deklaroi kryeministri japonez Shigeru Ishiba.
“Sigurisht që bisedimet që do të zhvillohen nuk do të jenë të lehta.
Ky raund negociatash hodhi themelet për ato të ardhshme,” tha ai.
Mw tej theksoi se do të takohet personalisht me Presidentin Donald Trump në një kohë më të përshtatshme.