Më 15.04.2025 në ora 19:10 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, pas nyjës Kamjan, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa zvicerane, e drejtuar nga K.A. (30) nga Velesi, një veture “BMW” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.P. (42) nga Gostivari, dhe një veture “Hyundai” me targa të Tetovës, e drejtuar nga N.Š. (80) nga fshati Kamjan.
Në aksident, me lëndime të rënda trupore është plagosur pasagjeri nga vetura “Golf”, E.E. (36) nga Shkupi, ndërsa tre shoferët dhe një pasagjere tjetër nga “Golfi” kanë marrë lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendin e ngjarjes ka kryer inspektim një ekip hetimor nga SPB Tetovë.