Ministrat e Jashtëm të BE-së, rikonfirmuan mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në BE. Kryediplomatja Kaja Kallas tha se vendi ynë ka bërë reforma domethënëse.
“Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë. Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë.
Vëmë re se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethenës me reformat integruese. Jam e bindur se këto dy vende do të jenë histori suksesi në këtë proces. Ne duhet të ecim më shpejt drejt anëtarësimit të tyre në BE.
Ne gjithashtu duam të ecim përpara me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumë prej ministrave deklaruan se çdo pjesëmarrje në paradën e 9 Majit në Moskë do të ishte kundërproduktive për palën serbe”, tha Kaja Kallas.