Prokurori Publik Lupço Kovevski, sot në konferencë për media ka deklaruar se hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar me 19 persona shtesë.
„Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Për katër nga të akuzuarit është propozuar masa e paraburgimit, për shtatë të dyshuar është propozuar arrest shtëpiak në kombinim me ndalim për të komunikuar, dhe për edhe shtatë persona të tjerë janë propozuar masa kujdesi. Njëri nga të dyshuarit, në momentin e hapjes së hetimit, ndodhej jashtë shtetit“, tha Kocevski.
Kocevski theksoi se ndër të dyshuarit e rinj janë tre persona që në një moment të caktuar kanë ushtruar funksionin e ministrit të ekonomisë, dy sekretarë shtetërorë dhe tre zyrtarë përgjegjës për sektorin e gastronomisë dhe turizmit, të cilët kanë punuar në Ministrinë e Ekonomisë.
„Kanë mundësuar që ‘Puls’ të marrë licenca dhe të vazhdojë në mënyrë të paligjshme të ushtrojë veprimtari gastronomike gjatë gjithë periudhës nga hapja e objektit deri te zjarri. Ministri aktual i ekonomisë nuk është i përfshirë pasi pronari nuk ka iniciuar procedurë për licencë“, shtoi Kocevski.
Data 12.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) VLEN, BDI dhe ASH reagojnë ndaj deklaratës së kryetarit të Kushtetueses
- LISTA ZYRTARE/ Ministria e Brendshme publikon emrat e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë! Në garë dhe dy zonja
- (VIDEO) Shqipëria dhe Serbia kërkojnë anëtarësim të përshpejtuar në BE
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Megjithatë, gjuha shqipe është zyrtare
- Kosova në një udhëkryq: A po e shmang Kurti dialogun me Serbinë?
- Seanca paraprake, Ilir Meta kundërshton akuzat dhe ironizon: Kam bërë jetë të thjeshtë, s’kam lëvizur me charter apo të pija verë 33 mijë euro
- 166 milionë denarë shtesë me rebalancin e buxhetit të Shkupit! Rrethrrotullim te Banka Popullore dhe dy garazhe të reja te QK “Nënë Tereza”
- Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli


