Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare.
Rasti është raportuar mbrëmë në Prishtinë, ku të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre, kanë goditur zyrtaren policore.
Sipas Policisë, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, e dyshuara tjetër e mitur është liruar.