Presidentja Gordana Siljanoivska Davkiva ka dërguar urim deri te pjesëtarët e komunitetit rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prilli.
“Besoj se nuk është rastësi që rrota, simboli i flamurit tuaj etnik, pas udhëtimeve të gjata është ndalur në tokën maqedonase, ku ju keni bërë shtëpinë tuaj. Me veçantinë dhe vetëdijen tuaj kulturore, ju u rritët në një segment të rëndësishëm dhe të vlefshëm të shoqërisë maqedonase, jashtëzakonisht i talentuar në muzikë dhe vallëzim, i frymëzuar artistikisht, modest! Keni hyrë në Kushtetutë, luftuat për një komunë rome dhe gjuhën rome si gjuhë zyrtare në të, themeluat dhe zhvilluat një shkollë të mesme të suksesshme, formuat parti dhe shoqata qytetare dhe u bëtë faktor politik, hytë në parlament, fituar poste kryetar komune dhe ministrore, por edhe poste drejtuese në organe dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u bëtë të famshëm në muzikë përmes shoqërive më të mira kulturore dhe artistike, këngëtarë e dirigjentë në fushën e filmit, keni marrë diploma universitare nga fusha të ndryshme, ju kanë përfshkruar në filma, seriale”, shkruan në urimin e saj presidentja Siljanovska-Davkova.
Ajo thekson se romët kanë dëshmuar se janë kreativë, të aftë, me vlerë dhe komunitet adaptues që meriton respekt.