Në territorin e Karposhit, dje pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, është prishur rendi dhe qetësia publike.
Siç ka njoftuar MPB në buletinin ditor policor, zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se E.Gj. (29) është sjellë në mënyrë agresive, duke goditur një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Manastirit, e cila drejtohej nga J.B. (39), dhe pasagjer E.Gj. (29), të gjithë nga Shkupi, dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.