Sot, në seancën e Komisionit parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, udhëheqësja e këtij Komisioni, deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu, ua kujtoj edhe njëherë deputetëve të LSDM-së se kauza e tyre është e rrejshme dhe se këtë Ligj është ta miratojnë ata deri sa kanë qeverisur me BDI-në, parti që e ka votuar këtë propozim Ligj disa herë.
“Deputetja Saliu nga pozita e kryetares së Komisionit dëshmoi edhe njëherë pjekuri politike e legjislative me çka refuzoi ta fus në rend dite propozim Ligjin për branitellat. Sipas saj një veprim i tillë flet për shkelje ligjore sepse ky propozim nuk ka tani më kurrfarë baze ligjore.
Në Komision deputetëve të LSDM-së iu bë edhe njëherë me dije se ky Ligj nuk mund të kalon dhe kjo gjë ka marrë fund.
Prandaj, i bëjmë thirrje LSDM-së të reflektojë e të mos shkaktoj pengesë dhe bllokadë në Komision pasi këtu kalojnë çështje që janë të rëndësishme për qytetarët tanë. Deputetët janë zëri i qytetarëve dhe assesi nuk duhet të jenë bllokatorë të proceseve të rëndësishme për ta.
VLEN të vendosur, të pa luhatur, të përgatitur në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes miratimit të ligjëve që bashkojnë dhe jo atyre që diskriminojnë e ndajnë qytetarët!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 03.11.2025
Aktuale
- Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës
- KSHZ-ja ka shpallur rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
- Kasami: Rezultati tregon se VLEN është në rrugë të drejt
- Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit
- Zyrtare: Haqim Ramadani humb në Bërvenicë, Jovica Ilieski kryetar i ri i komunës
- Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes!
- Orce Gjeorgjievski është fitues në Qytetin e Shkupit
- Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm


