Nga sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hapur konkursin për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë, i cili do të nxisë zhvillimin e industrive kreative në vitin 2025. I ndarë në gjashtë zëra – festival i industrive kreative që zgjat së paku 15 ditë, festival i industrive kreative që mbahet në vazhdimësi dhe janë realizuar të paktën dhjetë edicione, festival i industrive kreative që mbahet vazhdimisht dhe janë realizuar të paktën pesë edicione të një koleksioni të industrisë/arteve të ndryshme.
Fituesit, ku në zërin e parë kanë të drejtë të konkurrojnë komunat, do të mbështeten me një total prej 10 milionë denarë. Gjatë prezantimit, ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov ka thënë se ky konkurs është një nga hapat që po ndërmarrin për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të industrive kreative në vend. Ai ka adresuar kritika paraardhësve duke thënë se i kanë margjinalizuar në maksimum projektet e kësaj sfere.
”Në periudhën 2013-2017, MK shpalli pesë konkurse vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë në fushën e industrive kreative, me rreth 270 projekte të mbështetura financiarisht….Fatkeqësisht, që nga viti 2018, Qeveria e mëparshme dhe MK rës kanë margjinalizuar plotësisht aktivitetet për promovimin dhe mbështetjen e industrive creative”, ka thënë Ljutkov.
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për projekte për zhvillimin e industrive kreative është data 28 prill. Në konkurs ceket se projektet fituese duhet të zbatohen brenda datës 31 nëntor të këtij viti. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs e anë personat juridikë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Personat juridikë përfshijnë institucionet kulturore (lokale ose private), njësitë e vetëqeverisjes lokale, shoqatat, sindikatat, sindikatat, shoqëritë tregtare, ndërmarrjet individuale dhe personat e tjerë juridikë. Qyteti i Shkupit, komunat në qytetin e Shkupit, institucionet kombëtare dhe lokale nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs. (koha.mk)