Të gjitha shkollat fillore në komunën e Kisella Vodës marrin fotovoltaikë. Në fillimin e realizimit të projektit në shkollën fillore “Partenija Zografski” morën pjesë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Vlera e këtij projekti kapital është mbi 11 milionë denarë. Ajo realizohet përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përmes partneritetit financiar të Komunës së Kisella Vodës me Byronë për Zhvillim Rajonal, si dhe me Komunën e Karposhit, ndërsa partner dhe zbatues është Qendra për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit, përmes Programit për zhvillimin e rajoneve planore. Përveç të gjitha shkollave në Kisella Vodë, një shkollë fillore në Komunën e Zelenikovës, si dhe dy shkolla në Komunën e Karposhit, do të kenë sistem fotovoltaik në rrjet.
– Ky nuk është investimi i vetëm i Qeverisë në përmirësimin e efiçiencës energjetike në arsim. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar marrëveshje për grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, me të cilën do të vendosen sisteme fotovoltaike në rreth 50 shkolla në Maqedoni”, tha Janevska.