Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në Ministri ka takuar zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Musa Heybet, të cilin e ka falënderuar për ndihmën mjekësore të ofruar nga Turqia mike në përkujdesjen ndaj disa të lënduarve në tragjedinë e Koçanit.
“Dy vendet tona kanë qenë jashtëzakonisht afër për dekada dhe këtë e shohim në veprim. Një falënderim i madh nga i gjithë populli maqedonas për mbështetjen vetëmohuese në përkujdesjen e disa të lënduarve në zjarrin e Koçanit. Nëse miqtë shfaqen në vështirësi, dhe të dyja vendet kanë treguar se qëndrojnë pranë njëri-tjetrit sa herë që ka nevojë”, tha ministri në takim.
Në kuadër të bashkëpunimit në mbrojtje, Misajlovski tha se është shembull se si aleatët bashkëpunojnë dhe përkrahin njëri-tjetrin.
“Ushtria e Maqedonisë po modernizohet dhe pajiset me pajisje të prodhuara në Turqinë aleate, gjë që tregon se është në përputhje me standardet më të larta të Aleancës dhe se kemi besim absolut në industrinë ushtarake turke”, tha ministri.
Këtë vit në arsenalin e Ushtrisë pritet të mbërrijnë topat e tipit “Boran”, si dhe sistemi i kontrollit të zjarrit për armët e artilerisë nga kompania “Aselsan”.
Turqia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të kapaciteteve të Ushtrisë së Maqedonisë – përmes donacioneve të llojeve të ndryshme të automjeteve, armëve dhe municioneve, si dhe pajisje informative dhe komunikuese. Në Turqi, mbi 60 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë të Maqedonisë janë shkolluar në Universitetin e njohur të Mbrojtjes Kombëtare dhe rreth 700 zyrtarë të mbrojtjes dhe anëtarë të ushtrisë kanë përfunduar trajnimin në qendrat e trajnimit në Ankara. Nëpërmjet Marrëveshjes për Mbështetjen Ushtarake-Financiare, Turqia vazhdon të mbështesë zhvillimin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut në vitet në vijim, thanë nga Ministria.