Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Kasami po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, ndërsa propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë.
“Në fillim kërkesa ka qenë që gjithë partitë të shkojnë veçmas në listat për këshilltarë, por kur u prezantua qëndrimi i gjithë subjekteve tjera, se ne jemi të dakordësuar që të shkojmë bashkë ashtu siç kemi shkuar në zgjedhjet lokale, edhe për kryetarë komune edhe për kandidatët për këshilltarë, vazhdojë biseda në drejtim të asaj që Aleanca të jetë pjesë e koalicionit edhe për listat edhe për kandidatët ose do të jetë veçmas, sepse qëndrimi i koalicionit dominon që koalicioni duhet të shkojë bashkë”, ka thënë Kasami.
Ai tha se ASH ka mbetur të vendosë nëse do të shkojë veçmas apo bashkë me subjektet tjera të koalicionit. /SHENJA/
Data 01.11.2025
Aktuale
- Faruk Fatih Ozer i jep fund jetës në burgun e sigurisë së lartë, u gjet i varur me çarçaf në derën e banjës! Kush është bosi turk i kriptomonedhës, u kap në plazhet e Jugut
- Ukraina shkatërron tubacionin kryesor rus pranë Moskës
- Allegri: Duhet të rikuperojmë energjitë
- David Alaba drejt largimit nga Real Madrid me parametra zero
- Në një xhami të Ferizajt vidhen 15 palë këpucë
- Voziste i dehur dhe shkaktoi aksident – arrestohet 53-vjeçari nga Vollkovija
- Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së urbanëve, Erisa Xhixho: Qeverisja i ka braktisur qytetarët, detyrohen të presin në radhë për abone
- Sot dhe nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup


